BE-ja akordon 710 milionë euro për njerëzit e prekur nga krizat dhe fatkeqësitë në botë

BE-ja akordon 710 milionë euro për njerëzit e prekur nga krizat dhe fatkeqësitë në botë

Bashkimi Evropian do të akordojë 710 milionë euro për të ndihmuar njerëzit e prekur nga krizat, fatkeqësitë natyrore dhe konfliktet, me pjesën më të madhe të fondeve që do të shkojë për komunitetet në Afrikë, sipas Aljazeera.

 

Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalës së saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

 

“Konfliktet, fenomenet ekstreme të motit dhe rritja e kostos së jetesës po përmbysin jetën e shumë njerëzve në mbarë botën”, deklaroi von der Leyen.

 

Sipas saj, përmes kësaj ndihme do të mbështeten komunitetet e zhvendosura në të gjithë Afrikën, si dhe komunitetet që i kanë strehuar ato. Në Afrikën Subsahariane, BE-ja do të investojë rreth 380 milionë euro për financimin e programeve që lidhen me migracionin.

 

Sipas Komisionit Evropian, këto programe do të fokusohen në mbrojtjen e migrantëve vulnerabël, mbështetjen e kthimit vullnetar dhe riintegrimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy