Përkujtohet operacioni “Stuhia”, Vuçiç: Perëndimi po na copëton

Përkujtohet operacioni “Stuhia”, Vuçiç: Perëndimi po na copëton

Operacioni ushtarak “Stuhia” i 30 viteve më parë, më 1995-n, u festua me parakalim ushtarak në Zagreb të Kroacisë e me përkujtimore në Kishën e Shën Markut në Beograd. 

 

Sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, serbët kanë vuajtur padrejtësitë më të mëdha këto 30 vitet e fundit. 

 

Perëndimi shkatërroi ish-Jugosllavinë. Bënë komplote e plane për të shkatërruar Krajinën serbe dhe e morën brenda pak ditësh. Serbia ishte e dobët dhe bota e padrejtë. Ishte e vështirë dhe e neveritshme për serbët të shihnin si dëboheshin 250 mijë serbë. Pastaj na thanë se Kosova është e juaja por na morët territorin. Më pas na thatë se edhe Mali i Zi nuk mund të qëndrojë me ju. Por as kjo nuk mjaftoi. Shikoni fatet e presidentëve të Republikës Srpska - asnjërit prej tyre nuk iu lejua të përfundonte mandatet në paqe dhe normalisht. 

 

Me anë të operacionit ushtarak të koduar “Stuhia”, Kroacia rivendosi kontrollin ndaj tërësisë territoriale të saj dhe Zagrebi e festoon 5 gushtit si fitore ndaj shovinizmit serb. Beogradi pretendon se gjatë operacionit “Stuhia” janë vrarë 2 500 serbë, ndërsa rreth 200 mijë të tjerë janë dëbuar nga territoret e Kroacisë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy