Kolumbia dëbon nëntë anëtarë të një sekti hebre

Kolumbia dëbon nëntë anëtarë të një sekti hebre

Autoritetet kolumbiane kanë njoftuar dëbimin e nëntë anëtarëve të një sekti ultra-ortodoks hebre të akuzuar për abuzim seksual me fëmijë, pak më shumë se një javë pasi zyrtarët e emigracionit thanë se kishin shpëtuar 17 të mitur nga grupi.

 

Sekti Lev Tahor është hetuar për abuzim me fëmijë në disa vende, përfshirë Meksikën dhe Kanadanë.

 

Imazhet e publikuara nga autoritetet kolumbiane tregojnë anëtarë të sektit të veshur me rroba të zeza duke kaluar nëpër kontrollin e sigurisë në aeroportin e Medellin për të hipur në një fluturim për në Nju Jork dhe për t’u pritur nga autoritetet amerikane.

 

Një zëdhënës i agjencisë së emigracionit të Kolumbisë tha se disa nga të miturit, nga vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Guatemalën, u transferuan në SHBAme të njëjtin fluturim për t’u vendosur nën kujdesin e Shërbimeve Amerikane të Mbrojtjes së Fëmijëve.

 

Lev Tahor i cili në hebraisht do të thotë “zemër e pastër”, u formua në vitet 1980, ku disa anëtarë u vendosën në Guatemalë në vitin 2013.

 

Autoritetet vlerësojnë se komuniteti përbëhet nga rreth 50 familje nga Guatemala, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vende të tjera. Interpoli ka lëshuar urdhër-arreste për disa nga udhëheqësit e grupit. 

 

Në dhjetor 2024, autoritetet guatemaleze shpëtuan 160 të mitur nga një fermë e zënë nga Lev Tahor dhe prokurorët thanë se ata ishin nënshtruar shtatzënisë së detyruar, abuzimit dhe përdhunimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy