U2 shënojnë 50-vjetorin e themelimit, Bono Vox zbulon albumin e ri “Carnaval de Luz”

U2 shënojnë 50-vjetorin e themelimit, Bono Vox zbulon albumin e ri “Carnaval de Luz”

Grupi legjendar irlandez i rokut, U2, feston sot 50-vjetorin e themelimit të tij historik më 25 shtator 1976. 

 

Për të vulosur këtë përvjetor të artë, lideri i grupit, Bono Vox, ka shuar spekulimet e gjata duke konfirmuar zyrtarisht titullin e albumit të tyre të 15-të në studio, i cili do të quhet “Carnaval de Luz”.

 

 

Gjatë një interviste në podkastin e prestigjiozes “The Irish Times”, Bono u shpreh se ky projekt i ri është "diçka e fortë".

 

Ky njoftim ka ndezur entuziazmin e miliona fansave në mbarë botën dhe të atyre që po bëhen gati t'i bashkohen ngjarjeve përkujtimore të këtij fundjave në Dublin. 

 

Ky do të jetë albumi i parë i grupit me materiale të reja që prej "Songs of Experience" në vitin 2017.

 

Bono kujtoi me nostalgji zanafillën e grupit me katër anëtarë (Bono, The Edge, Adam Clayton dhe Larry Mullen), të cilët u bënë bashkë për herë të parë në kuzhinën e bateristit Larry Mullen.

 

Përgjatë karrierës, U2 kanë shitur mbi 175 milionë albume dhe numërojnë më shumë se 23 milionë dëgjues mujorë në platformën Spotify. 

 

Ata kanë arritur të fitojnë 22 çmime Grammy, duke u rreshtuar si një nga grupet më të vlerësuara në historinë e muzikës.

 

Për të shënuar këtë moment historik, Banka Qendrore e Irlandës ka lëshuar të premten një monedhë të re përkujtimore prej dy eurosh. 

 

Ndërkohë, ambasadorja irlandeze në Francë, Alison Milton, e cilësoi grupin si pjesë të "fuqisë së butë" (soft power) në diplomacinë e vendit.

 

I pyetur për sekretin e jetëgjatësisë pa ndarje, Bono u shpreh: “Është gjithmonë mendimi se shumë pranë ndodhet kënga perfekte ose performanca perfekte... është çmenduri ta thuash, por kjo është ende droga e preferuar në grupin tonë”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy