Oslo ndriçohet nga mesazhet për paqen, nis edicioni i pestë i festivalit “Fjord Oslo”

Oslo ndriçohet nga mesazhet për paqen, nis edicioni i pestë i festivalit “Fjord Oslo”

Kryeqyteti norvegjez ka ndezur dritat e edicionit të pestë të Fjord Oslo, festivali ndërkombëtar i artit të dritave në natyrë, i cili këtë vit i dedikohet tërësisht eksplorimit dhe mesazheve të paqes. 

 

Si pjesë e projektit kulturor "IMAGINE PEACE" të financuar nga Bashkimi Evropian, artistë nga vende të ndryshme kanë shndërruar ndërtesat, hapësirat publike dhe Qendrën Nobel për Paqen në instalacione ndriçuese që trajtojnë tema si lufta, rezistenca, liria dhe bashkëjetesa globale.

 

Organizatorja Anastasia Isachsen theksoi se zhvillimi i festivalit në qytetin e Çmimit Nobel për Paqen i jep ngjarjes një rëndësi të veçantë personale dhe globale. 

 

Ndërkohë, si pjesë e projektit, artisti kroat Marko Bolkovic prezantoi një instalacion të bazuar në anketimin e njerëzve nga gjashtë vende të ndryshme, të cilët e përshkruan paqen me fjalë të thjeshta e kuptimplote si "nëna", "babai" apo "miqësia". 

 

Për vizitorët, kjo ndërthurje e artit me dritat shërben si një kujtesë e fuqishme se jeta është shumë e çmuar për t'u konsumuar nga luftërat dhe se paqja, mbi të gjitha, nënkupton lirinë për të ekzistuar e bashkëjetuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy