Dhjetëra mijëra banorë u evakuuan nga brigjet vietnameze sot përpara tajfunit Kajiki, i cili parashikohet të godasë pjesën qendrore të vendit me erëra deri në 160 km/orë.
Autoritetet kanë evakuuar mbi 325,500 banorë në pesë provinca bregdetare, duke i zhvendosur ata në shkolla dhe ndërtesa publike të shndërruara në strehimore të përkohshme, ndërsa tajfuni, i pesti që godet Vietnamin këtë vit është ende në Gjirin e Tonkinit me valë që arrijnë 9.5 metra.
Qyteti bregdetar i Vinh u përmbyt gjatë natës dhe në mëngjes rrugët ishin pothuajse të shkreta.
Deri në agim, gati 30,000 njerëz ishin evakuuar nga rajoni.
Përveç kësaj, dy aeroporte u mbyllën dhe të gjitha anijet e peshkimit në rrugën e tajfunit u thirrën në port.



