Kryeministri suedez: Nuk do të shantazhohemi nga Amerika

Kryeministri suedez: Nuk do të shantazhohemi nga Amerika

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka dënuar ashpër kërcënimet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e tarifave, duke i quajtur ato “shantazh” ndaj Suedisë dhe aleatëve të saj.

 

Deklarata vjen pasi Uashingtoni vendosi tarifa importi ndaj tetë vendeve evropiane anëtare të NATO-s, si reagim ndaj kundërshtimit të planeve të presidentit amerikan Donald Trump për të blerë territorin autonom danez të Groenlandës.

 

Të premten, Trump njoftoi se do të vendosë një tarifë 10% mbi importet amerikane nga Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Finlanda, duke nisur nga 1 shkurti. Ai theksoi se tarifat do të rriten në 25% në qershor dhe do të mbeten në fuqi derisa të arrihet një “blerje e plotë dhe totale” e ishullit arktik.

 

Nuk do të shantazhohemi,” shkroi Kristersson të shtunën në platformën X, duke theksuar se Kopenhageni po diskuton çështjen me vende të tjera të BE-së, Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar për të koordinuar një përgjigje të përbashkët.

 

Vetëm Danimarka dhe Groenlanda vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën. Unë do të qëndroj gjithmonë në mbrojtje të vendit tim dhe të fqinjëve tanë aleatë,” tha ai, duke nënvizuar se kjo çështje “prek shumë më tepër vende sesa ato që aktualisht po vihen në shënjestër”.

 

Vendet e NATO-s të goditura nga tarifat i janë bashkuar së fundmi Danimarkës duke dërguar kontingjente të vogla ushtarake në Groenlandë, në një veprim simbolik për të afirmuar sovranitetin e ishullit. Autoritetet daneze dhe ato groenlandeze kanë theksuar se territori nuk është në shitje, duke kujtuar se një votim në vitin 2008 konfirmoi vazhdimin e autonomisë nën Danimarkë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy