Themeluesi dhe drejtuesi i Telegram, Pavel Durov, është përfshirë nga autoritetet ruse në listën e personave të konsideruar “terroristë” ose “ekstremistë”.
Vendimi vjen një ditë pasi Moska njoftoi se ka nisur një procedurë kërkimi ndërkombëtar ndaj 41-vjeçarit, duke e akuzuar për “bashkëpunim me terrorizmin”.
Durov është përfshirë tashmë në listën e hartuar nga shërbimet ruse të mbikëqyrjes financiare, ku regjistrohen individë dhe organizata të dyshuara për përfshirje në aktivitete “ekstremiste” apo terroriste.
Autoritetet ruse pretendojnë se Telegram po përdoret nga shërbimet ukrainase të sigurisë për rekrutimin e personave në Rusi.



