Filipinet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare për shkak të tensioneve dhe luftës midis SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, duke theksuar "rrezikun e menjëhershëm" ndaj furnizimit me energji të vendit.
Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., njoftoi se është formuar një komitet për të siguruar lëvizjen, furnizimin, shpërndarjen dhe disponueshmërinë e karburantit, ushqimit, ilaçeve, produkteve bujqësore dhe mallrave të tjera thelbësore.
“Shpallja e gjendjes së emergjencës kombëtare energjetike do t’i mundësojë qeverisë të zbatojë masa të përgjegjshme dhe të koordinuara sipas ligjeve ekzistuese për të adresuar rreziqet e paraqitura nga ndërprerjet në furnizimin global me energji dhe ndikimin në ekonominë vendase.
Ndryshe nga SHBA-ja dhe Europa, Azia Juglindore është shumë e varur nga nafta që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti detar që Irani po e bllokon si levë kundër SHBA-së, megjithëse disa anije nga vendet “mike” janë lejuar të kalojnë.
Rreth 80% e importeve të naftës bruto të rajonit vijnë nga Gjiri Persik, gjë që e bën luftën një faktor me ndikim të madh në ekonomitë dhe burimet e Azisë Juglindore.
Për të adresuar këtë mungesë, Filipinet pritet të importojnë naftë ruse këtë muaj për herë të parë pas pesë vjetësh.



