Harrison Ford: Trump është kriminel. Nuk ka politikë, por vetëm gënjeshtra

Harrison Ford: Trump është kriminel. Nuk ka politikë, por vetëm gënjeshtra

Harrison Ford tha se sulmi i Donald Trump ndaj masave për të adresuar krizën klimatike e frikëson dhe e bën presidentin amerikan një nga kriminelët më të këqij në histori. 

 

Në një intervistë me The Guardian, e cila rezultoi një sulm i ashpër ndaj presidentit amerikan, aktori amerikan deklaroi se “Trump nuk ka politika, vetëm shpërthime të tërbimit. Më frikëson për vdekje. Injoranca, arroganca, gënjeshtrat, pabesia. E di këtë, por ai është një mjet i status quo-së dhe po fiton shumë para ndërsa bota po shkatërrohet”.

 

Aktori legjendar i Star Wars dhe Indiana Jones, 83 vjeç, shtoi më tej, “Është e pabesueshme. Nuk njoh një kriminel më të madh në histori”.

 

Ndryshimi i klimës ishte mashtrimi më i madh i kryer ndonjëherë ndaj botës”, deklaroi Trump gjatë një fjalimi në Kombet e Bashkuara muajin e kaluar. 

 

Nëse nuk çliroheni nga ky mashtrim i gjelbër, vendi juaj do të dështojë. Keni nevojë për kufij të fortë dhe burime tradicionale të energjisë nëse doni të jeni përsëri të mëdhenj.

 

Ford, i njohur si ambientalist prej kohësh, tha se qëndrimi i presidentit amerikan ndaj krizës klimatike ishte një shprehje e qartë e injorancës, arrogancës dhe dredhisë së qëllimshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy