Fyerja e Brigitte Macron ndez debat kombëtar në Francë

Fyerja e Brigitte Macron ndez debat kombëtar në Francë

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, është përballur me kritika të forta nga feministe, personalitete të njohura dhe figura politike pas një komenti seksist të bërë gjatë një bisede të kapur në kamera në një shfaqje të komedianit Ary Abittan.

 

Gjatë bisedës, Macron referohet aktivisteve që protestonin kundër komedianit me fjalët: “Nëse ka ndonjë ku*kë budallaqe, do t’i nxjerrim jashtë.” Komenti u publikua shkurtimisht online, duke shkaktuar reagime të menjëhershme.

 

Sipas CNN, kolektivi feminist "NousToutes" ndërpreu shfaqjen e Abittan atë mbrëmje. Figura të njohura si aktorja Marion Cotillard publikuan në rrjete sociale mesazhe solidariteti me aktivistet, duke përvetësuar fyerjen e përdorur nga zonja Macron.

 

Ndërsa zëdhënësja e qeverisë Maud Bregeon mbrojti Brigitte Macron dhe kritikoi protestueset, politikanë të tjerë, përfshirë udhëheqësen e ekologjistëve Marine Tondelier dhe ish-presidentin François Hollande, dënuan gjuhën e përdorur nga zonja e parë, duke e cilësuar të papranueshme.

 

Debati ka rindezur diskutimet rreth trajtimit të viktimave të dhunës seksuale dhe rolit publik të zonjës së parë në Francë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy