Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një shkëmbim të të burgosurve në shkallë të gjerë, pas raundit të bisedimeve të zhvilluara në Abu Dhabi.
Sipas kryenegociatorit rus, Vladimir Medinsky, palët kanë arritur mirëkuptim të ndërsjellë për disa çështje dhe kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut në të ardhmen.
Në një deklaratë për televizionin shtetëror rus, ai konfirmoi se shkëmbimi i ri i të burgosurve është pjesë e marrëveshjeve të arritura gjatë këtij takimi.
Megjithatë, Medinsky u shpreh skeptik lidhur me përfshirjen e vendeve evropiane në këtë proces.
Ai deklaroi se nuk është e qartë se çfarë mund të diskutojë Moska me Bashkimin Evropian, duke e argumentuar këtë me atë që ai e cilësoi si mungesë propozimesh konkrete nga ana e evropianëve.
