Një sulm ushtarak ndaj Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shënonte fundin politik të Donald Trump.
Kështu tha Presidenti venezuelian Nicolas Maduro, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Efe.
Trump përsëriti se nuk ka përjashtuar asnjë mundësi në lidhje me një ndërhyrje të mundshme në tokën venezueliane.
Maduro shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij për të folur ballë për ballë me Trumpin, duke i hapur derën dialogut.
“Kushdo që dëshiron të angazhohet në dialog, do të gjejë gjithmonë tek ne njerëz të fjalës, njerëz të ndershëm dhe njerëz me përvojë për të udhëhequr Venezuelën”, tha ai në programin e tij javor “Con Maduro+”, të transmetuar në kanalin shtetëror Venezolana de Television (VTV), duke sqaruar se nuk mund të lejohet që populli venezuelian të bombardohet dhe masakrohet.



