Rreziku i një infeksioni me Ebola në BE është shumë i ulët dhe nuk ka asnjë tregues që evropianët duhet të marrin masa specifike përtej rekomandimeve të zakonshme të shëndetit publik.
Kështu tha Komisioni Evropian të mërkurën, më 20 maj.
“E dimë që sëmundjet nuk ndalen në kufij, dhe kjo është edhe rasti për Ebolën”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Eva Hrncirova, në një konferencë për shtyp.
Kjo është arsyeja pse po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur rajonin.



