Mbrojtja e tyre ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe udhëheqja kanë ikur. Ata duan të flasin. Them se është tepër vonë!
Një mesazh i tillë vjen nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në rrjetin social Truth, referuar Iranit.
Sot është dita e katërt e konfliktit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit.
Nga ana e saj Ministria e Jashtme iraniane i paralajmëroi vendet evropiane: “Mos u bashkohuni me konfliktin SHBA-Izrael; do të ishte një akt lufte. Çdo akt i tillë kundër Iranit do të konsiderohej bashkëpunim me agresorët. Do të konsiderohej një akt lufte kundër Iranit”.



