Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi anulimin e sulmeve ushtarake dhe bombardimeve kundër Iranit të planifikuara për të enjten në mbrëmje, disa orë pas kërcënimeve të tij për sulme të reja dhe qëllimit të tij për të pushtuar ishullin Kharg, i cili është qendra kryesore e eksportit të naftës në vend.
“Bazuar në faktin se diskutimet me Republikën Islamike të Iranit kanë arritur nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe janë miratuar, unë, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara kundër Iranit për sonte”, shkroi Trump në një postim në rrjetin social Truth.
Diskutimet dhe pikat përfundimtare të marrëveshjes janë miratuar, si në parim ashtu edhe në detaje, nga të gjitha palët e përfshira, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahreinin, Kuvajtin, Jordaninë, Egjiptin dhe vende të tjera.
Bllokada detare do të mbetet në fuqi të plotë deri në finalizimin e marrëveshjes. Koha dhe vendi i nënshkrimit do të njoftohen së shpejti.



