Sulm nga SHBA ndaj anijes së të dyshuarit për drogë, 4 të vdekur në Paqësor (VIDEO)

Sulm nga SHBA ndaj anijes së të dyshuarit për drogë, 4 të vdekur në Paqësor (VIDEO)

Forcat e armatosura amerikane kanë nisur një tjetër sulm ndaj një anijeje në Oqeanin Paqësor lindor që dyshohet se trafikonte drogë, njoftoi të mërkurën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, duke shtuar se katër personat në bord u vranë.

 

Me urdhër të Presidentit Trump, Departamenti i Luftës nisi një sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje tjetër që po trafikonte drogë në emër të një organizate të njohur terroriste në Paqësorin lindor”, shkroi Hegseth në një postim në X.

 

Katër narko-terroristë në bordin e anijes u vranë në sulmin, i cili u zhvillua në ujëra ndërkombëtare. Asnjë anëtar i forcave amerikane nuk u plagos në këtë sulm. 

 

Hemisfera Perëndimore nuk është më një strehë e sigurt për narko-terroristët që sjellin drogë në brigjet tona për të helmuar amerikanët. Departamenti i Luftës do të vazhdojë t’i ndjekë dhe eliminojë ata kudo që veprojnë.

 

Postimi shoqërohet nga një video që regjistron momentin e sulmit ndaj anijes.

 

Uashingtoni ka njoftuar 15 sulme kundër anijeve që dyshohet se transportojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor që nga shtatori, me një numër prej të paktën 62 të vdekurish.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy