Trump fton Xi të vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator

Trump fton Xi të vizitojë Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator

Takimi mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping në Pekin u zhvillua në një klimë diplomatike, ku të dy liderët që u përpoqën të japin sinjale stabiliteti në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës. 

 

Në fokus të bisedimeve ishin tregtia, çështja e Tajvanit, inteligjenca artificiale, konfliktet globale dhe bashkëpunimi ekonomik.

 

Xi Jinping theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të bazohen te partneriteti dhe jo rivaliteti, duke deklaruar:

SHBA-ja dhe Kina duhet të jenë partnere, jo rivale.

 

Ai paralajmëroi gjithashtu se çështja e Tajvanit mbetet pika më delikate mes dy fuqive dhe se çdo menaxhim i gabuar mund të krijojë tensione serioze.

 

Sipas Xi, “Luftërat tregtare nuk kanë fitues.

 

Nga ana tjetër, Donald Trump u përqendrua te bashkëpunimi ekonomik dhe marrëdhënia personale me liderin kinez. Gjatë takimit ai e quajti Xi Jinping një “lider të madh” dhe tha:

 

Është nder të jem miku juaj dhe marrëdhënia mes Kinës dhe SHBA-së do të jetë më e mirë se kurrë më parë. Ju jeni një lider i madh.

 

Një nga momentet më të komentuara të takimit ishte ftesa zyrtare që Trump i bëri Xi Jinping për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë më 24 shtator 2026. 

 

Ftesa u bë gjatë banketit shtetëror në Pekin dhe u interpretua si një përpjekje për të vazhduar dialogun strategjik mes dy vendeve pas muajsh tensionesh ekonomike dhe politike.

 

Trump e cilësoi marrëdhënien SHBA-Kinë si “shumë të veçantë”, ndërsa Xi foli për rëndësinë e “respektit reciprok” dhe bashkëpunimit afatgjatë.

 

Takimi shihet nga analistët si një përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e rivalitetit mes dy ekonomive më të mëdha të botës, në një moment kur tensionet gjeopolitike dhe konkurrenca teknologjike vazhdojnë të rriten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy