Si President, unë jam 100% në favor të Superinteligjencës dhe do të punoj me shtetet amerikane që duan të pasurohen duke u pajisur me të.
Është një thesar i vërtetë, vetëm lidershipi dritëshkurtër do t’i thoshte jo pasurisë që mund të gjenerojë.
Mesazhi i Presidentit amerikan Donald Trump u bë në rrjetin social Truth, duke mbrojtur inteligjencën artificiale dhe qendrat e të dhënave të refuzuara nga amerikanët.
Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që u drejton departamenteve dhe agjencive federale të përdorin “Super Inteligjencën” dhe “SI” në vend të “Inteligjencës Artificiale” dhe “IA” në korrespondencën zyrtare, komunikimet publike, faqet e internetit, raportet dhe dokumentet e politikave, në masën e lejuar me ligj.



