Falimenton firma e syzeve të preferuara të Macron

Falimenton firma e syzeve të preferuara të Macron

Dalloz Creations, e cila prodhon lentet për syzet e diellit stil aviator, që mbante Presidenti Francez Emmanuel Macron në Forumin e Davosit në janar, ka shpallur falimentin. 

 

Syzet, të cilat Macron i përdori për dhjetë ditë për shkak të një infeksioni në sy, janë bërë të famshme, por fabrika po falimenton dhe 29 persona janë në rrezik të humbasin vendet e tyre të punës.

 

Për daljeve të Macron për disa ditë me radhë, pati një entuziazëm të madh mediatik për syzet e diellit me refleks blu, të cilat kushtojnë 659 euro.

 

Siç zbulon BFM, Dalloz Creations, prodhuesi i këtyre lenteve, tani është në likuidim pas përfundimit të planit të ristrukturimit të fabrikës. Që nga 20 marsi, Gjykata Tregtare kishte urdhëruar ndërprerjen e pagesave të pagave. Prandaj, 29 punonjësit janë zyrtarisht të papunë dhe ambientet janë nxjerrë gjithashtu në shitje.

 

E themeluar në vitin 1957 nga Christian Dalloz, fabrika e lenteve është e specializuar në syze dielli me cilësi të lartë, të prodhuara kryesisht në Evropë. Themeluesi i saj konsiderohet si pionier në përdorimin e polikarbonatit në optikë. 

 

Pasi u përqendrua vitet e fundit në cilësinë e modeleve të saj më të përparuara, Dalloz Creations ka pësuar një rënie të ndjeshme të të ardhurave, duke rënë nga 3.8 milionë euro në 2.5 milionë euro midis viteve 2023 dhe 2025. Ndërsa drejtuesit e markës e mirëpritën publicitetin që u bëri presidenti francez, rezultoi se ai pati pak ndikim në krizën e fabrikës së lenteve.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy