“Izraeli e gjen fuqinë te Trump-i”/ Burimi: Shumë e rrezikuar edhe Kosova, pasi sot dominon ligji i forcës!

“Izraeli e gjen fuqinë te Trump-i”/ Burimi: Shumë e rrezikuar edhe Kosova, pasi sot dominon ligji i forcës!

Gazetari Genc Burimi duke folur nga Franca për edicionin e lajmeve në Mcn Tv tha se Macron-i arriti në përfundimin për njohjen e Palestinës, pasi iu krijua bindja që Netanjahu po bën zbrazje të Gazës dhe ka varrosur idenë e dy shteteve. Sipas Burimit Izraeli e gjen sigurinë te një emër, Donald Trump. Gazetari vë në dukje se Kosova është shumë e rrezikuar nga Serbia, në një kohë kur sot dominon ligji i forcës. 

 

Macroni vajti në këtë përfundim, të njohjes së Palestinës, kur u krijua bindja në kokën e tij se Netanjahu po bënte zbrazjen e Gazës dhe varrosjen e idesë së dy shteteve. Ekstremi i djathtë francez, Le Pen, që njihet si anti-semite, sot është bërë ironikisht mburoja më e mirë e Izraelit, në të kundërt e majta është pro palestineze, pro vendimit të Macron-it. Franca është shteti që ka më shumë hebrenj dhe myslimanë në Europë, dhe gjithmonë ka patur një qëndrim të ekuilibruar mes dy komuniteteve. Kështu që Franca njëkohësisht dënon Hamasit. Bëri një përkujtim të viktimave të 7 tetorit. Është po Franca që njeh Palestinës. Ajo që është historike është që Britania dhe Kanadaja, dy shtete të G7-ës njohin Palestinën. 

 

Izraeli e gjen sigurinë te një emër, Donald Trump. Që prej fitores së Trump-it Izraeli e ndan Cisjordaninë në dy pjesë në mënyrë që mos ketë vazhdimësi, që Ramalah të shkëputet nga Betlehemi. Janë me qindra koloni që pushtojnë Cisjordaninë, një projekt i çmendur që është përshpejtuar me fitoren e Trump-it. Ata shpresojnë që nëse Franca dhe Europa s’binden, Trump i mban prej hundësh me dosjen e Ukrainës dhe me dosjen e vet sigurisë europiane. 

 

Kosova duhet të mendohet mirë. Sot është ligji i forcës, sot po dominon kush është më i fortë, fuqia e armëve. Imagjinoni Kosovën nesër. Serbia këtë weekend bëri një parade ushtarake. Imagjino nesër s’kemi perëndimor aty, çfarë do ndodhë? E njëjta gjë do ndodhi. Serbia është shumë më e fuqishme se Kosova, edhe se Kroacia. Këtë po dëshmon edhe Amerika kur shkon edhe i thotë Danimarkës do më japësh Groenlandës. Kosova sot është shumë e rrezikuar nëse nuk e kupton çfarë po ndodh. 

 

Duan ta zbrazin Gazën nga banorët. S’do të ikësh, të pres ujin, korrentin, çfarë do bësh. Problemi është te marrja fund e marrëveshjeve të Abrahamit”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy