Alarm në Itali për një rast të dyshuar me Ebola, pacienti izolohet në spital

Alarm në Itali për një rast të dyshuar me Ebola, pacienti izolohet në spital

Autoritetet shëndetësore italiane kanë aktivizuar protokollet e emergjencës pas identifikimit të një rasti të dyshuar me virusin Ebola në Cagliari, në ishullin e Sardenjës.

Sipas euronews, bëhet fjalë për një person të kthyer së fundmi nga Republika Demokratike e Kongos, i cili ka shfaqur simptoma që mund të lidhen me virusin. Pas sinjalizimit, në vendngjarje u angazhuan ekipet e urgjencës, policia, zjarrfikësit dhe policia lokale për të garantuar transportimin e sigurt të pacientit drejt spitalit.

Mjekët dhe infermierët, të pajisur me veshje speciale mbrojtëse, e transferuan pacientin në repartin e sëmundjeve infektive të Spitalit “Santissima Trinità” në Cagliari, ku ai ndodhet aktualisht në izolim.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria italiane e Shëndetësisë konfirmoi se pacienti është simptomatik dhe do t’i nënshtrohet analizave specifike për të verifikuar nëse është i infektuar me virusin Ebola. 

Mostrat biologjike do të analizohen në Institutin Kombëtar për Sëmundjet Infektive “Lazzaro Spallanzani” në Romë, një nga qendrat më të specializuara në Itali për trajtimin e sëmundjeve infektive.

Ministria bëri të ditur se po monitoron situatën në bashkëpunim me autoritetet lokale shëndetësore dhe ekspertët e institutit Spallanzani.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se rreziku për përhapjen e Ebolës në Itali mbetet shumë i ulët dhe nuk ka arsye për alarm në popullatë.

Rezultatet e analizave laboratorike priten në orët në vijim, ndërsa autoritetet do të publikojnë informacione të mëtejshme sapo të përfundojë procesi i verifikimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy