Një djalë 13-vjeçar humbi jetën dhe tre persona të tjerë u plagosën pasi një shatërvan u shemb në qytetin Ciudad Rodrigo, Salamanca, gjatë festimeve për fitoren e Spanjës në Kupën e Botës.
Ndërsa një grup personash ndodhej brenda shatërvanit duke festuar, një pjesë e strukturës u shemb, duke bërë që një gur të binte mbi viktimën.
Sipas shërbimit të urgjencës 112, incidenti ndodhi në orën 00:33 sipas orës lokale, kur qendra e operacioneve mori disa telefonata në lidhje me shembjen e shatërvanit.
Pasi autoritetet u mobilizuan, 13-vjeçari u dërgua në spital ku dha frymën e fundit.



