Terminali 4 në Aeroportin Heathrow të Londrës është evakuuar për shkak të një "rrjedhjeje materialesh të rrezikshme".
Sky News raporton se shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje.
Terminali i evakuuar është numri 4 (nga pesë të aeroportit), nga i cili - sipas imazheve të publikuara nga media – u ngrit një re tymi.
Pasagjerët u evakuuan për shkak të një rrjedhjeje të dyshuar të materialeve të rrezikshme, sipas një zëdhënëseje të Heathrow, aeroportit më të madh të Evropës dhe më të madhit nga gjashtë aeroportet në zonën metropolitane të Londrës.
Trenat për në aeroport aktualisht nuk po ndalen në terminalin në fjalë, si masë paraprake.
Ndërkohë, ambulancat, zjarrfikësit dhe ekipet e specializuara janë vendosur në zonë si masë paraprake.



