Mbi 600 të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Afganistanin Lindor

Mbi 600 të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Afganistanin Lindor

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë humbur jetën pas një tërmeti me magnitudë 6.0 që goditi Afganistanin Lindor, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të qeverisë së Talibanëve, raporton BBC.

Po ashtu, mbi 1,300 persona janë plagosur, sipas të njëjtit burim.

Tërmeti goditi zonën malore lindore të vendit të dielën në orën 23:47 me orën lokale (20:17 BST), duke shkaktuar dëme të mëdha.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 27 kilometra larg nga qyteti i Jalalabadit, i pesti më i madh në vend. Lëkundjet janë ndjerë edhe në provincat Nangarhar dhe Kunar.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar mes rrënojave.

Sipas raportimeve të para, vetëm në një fshat janë gjetur 30 viktima, por shifrat e sakta nuk janë mbledhur ende, pasi bëhet fjalë për një zonë të thellë malore me fshatra të shpërndarë.

“Numri i viktimave dhe i të plagosurve është i lartë, por për shkak se zona është e vështirë për t’u arritur, ekipet tona janë ende në terren”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sharafat Zaman.

Tërmeti ra në mesnatë, në një thellësi prej 10 kilometrash, duke shkatërruar shtëpitë prej balte dhe guri në kufi me rajonin Khiber Paktunkva të Pakistanit, bënë të ditur zyrtarët.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët bëri thirrje për ndihmë urgjente nga organizatat ndërkombëtare.

Në një postim në X, ajo tha se tërmeti ka shkaktuar “humbje jetësh dhe dëme materiale në disa provinca lindore”.

Afganistani është i prirur ndaj tërmeteve vdekjeprurëse, veçanërisht në vargmalin Hindu Kush, ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike.

Një seri tërmetesh në perëndim të tij vranë më shumë se 1 mijë njerëz vitin e kaluar, duke nënvizuar cenueshmërinë e një prej vendeve më të varfra në botë ndaj fatkeqësive natyrore.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy