SHBA pezullon përkohësisht dërgimin me postë të pilulës së abortit

SHBA pezullon përkohësisht dërgimin me postë të pilulës së abortit

Një gjykatë federale e apelit në Shtetet e Bashkuara ka vendosur të pezullojë përkohësisht dërgimin me postë të pilulës së abortit mifepristone, e përdorur në shumicën e ndërprerjeve vullnetare të shtatzënisë në vend. 

 

Vendimi, i marrë të premten nga një trup gjykues me prirje konservatore, zbatohet në të gjithë territorin amerikan dhe pritet të kufizojë më tej aksesin e grave në abort, i cili tashmë është ngushtuar ndjeshëm pas vendimit historik të Gjykatës Supreme e SHBA në vitin 2022 për t’i dhënë fund garancisë federale të këtij të drejte. 

 

Çështja është ngritur nga Louisiana, i cili ka një nga legjislacionet më të ashpra kundër abortit në SHBA. 

 

Autoritetet e këtij shteti kundërshtojnë vendimin e vitit 2023 të FDA, që hoqi detyrimin për ta marrë mifepristonin vetëm fizikisht në klinikë, duke lejuar shpërndarjen e saj edhe me postë. 

 

Sipas paditësve, ekzistojnë rreziqe të mundshme për shëndetin, edhe pse këto pretendime janë hedhur poshtë nga konsensusi shkencor. 

 

Vendimi i fundit i gjykatës së apelit bie ndesh me një vendim të mëparshëm të një gjykate të shkallës së parë në muajin prill, e cila kishte pezulluar çështjen dhe i kishte dhënë FDA-së një afat gjashtëmujor për të paraqitur përfundimet e analizës së saj mbi sigurinë e këtij ilaçi. 

 

Ndërkohë, administrata e presidentit Donald Trump ka ndërmarrë një rishqyrtim të sigurisë së mifepristonit.

 

Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka nisur këtë proces në vitin 2025, i cili ende nuk ka përfunduar. Prokurorja e përgjithshme e Louisianës, Liz Murrill, e përshëndeti vendimin në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një “fitore për jetën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy