Në Kolegjin e Komisionerëve, diskutuam situatën në Gaza. Operacioni në qytetin e Gazës përfaqëson një përshkallëzim të luftës.
Sot, po paraqesim një paketë të fuqishme sanksionesh. Qëllimi nuk është të ndëshkohet Izraeli, por të përmirësohet situata në Gaza.
Të gjitha shtetet anëtare bien dakord se situata humanitare është e patolerueshme.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, e tha bëri një deklaratë të tillë në një konferencë për mediat, duke specifikuar se përveç ministrave ekstremistë izraelitë, paketa e cila duhet të miratohet unanimisht “përfshin anëtarë të Hamasit dhe kolonë të dhunshëm”.
Propozimi përfshin gjithashtu masa mbi tregtinë.
Pjesëmarrja në stërvitjet ushtarake ruse dhe blerja e naftës ruse pengojnë forcimin e lidhjeve, pasi në fund të fundit partneriteti ynë nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë, por edhe me ruajtjen e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla: ne duhet të jemi në të njëjtën anë.



