Senegali ashpërson ligjin kundër marrëdhënieve të të njëjtit seks, deri në 10 vite burg

Senegali ashpërson ligjin kundër marrëdhënieve të të njëjtit seks, deri në 10 vite burg

Parlamenti i Senegalit ka miratuar një projektligj që dyfishon dënimin maksimal për marrëdhëniet e të njëjtit seks, duke i bërë ato të dënueshme deri në 10 vite burg, njofton AP news. 

Teksti u miratua me shumicë dërrmuese në Asamblenë Kombëtare dhe tani pritet të nënshkruhet nga presidenti Bassirou Diomaye Faye për t’u kthyer në ligj.

 

Legjislacioni i ri parashikon jo vetëm rritjen e dënimit për marrëdhëniet mes personave të të njëjtit seks, por edhe sanksione penale për personat që shpallen fajtorë për promovimin apo financimin e tyre.

 

Masa shihet si një goditje e re ndaj komunitetit LGBTQ+ në Senegal, një vend ku marrëdhëniet homoseksuale kanë qenë të kriminalizuara edhe më parë. 

Ligji i ri pritet të forcojë më tej penalizimet dhe ndëshkimet ndaj kësaj kategorie.

Në debatet parlamentare, disa zyrtarë kanë deklaruar se ligji synon të pengojë atë që ata e konsiderojnë si ndikim të jashtëm në promovimin e të drejtave LGBTQ+ në Senegal. 

 

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë kritikuar ashpër ligjin, duke paralajmëruar se ai mund të rrisë stigmatizimin, dhunën dhe arrestimet arbitrare ndaj personave LGBTQ+. 

Raportet e fundit tregojnë se që nga fillimi i vitit janë arrestuar dhjetëra persona nën akuzat për “akte kundër natyrës”, termi që përdoret në legjislacionin e Senegalit për të përshkruar marrëdhëniet homoseksuale. 

 

Ndërkohë, aktivistët paralajmërojnë se klima sociale ndaj komunitetit LGBTQ+ në Senegal është bërë edhe më e tensionuar, me raste presioni publik, ekspozim në rrjete sociale dhe kërcënime ndaj personave të dyshuar për orientimin e tyre seksual. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy