“Verë përvëluese”, Evropa Perëndimore përballet me temperatura rekord deri në 38°C

“Verë përvëluese”, Evropa Perëndimore përballet me temperatura rekord deri në 38°C

Një valë e pazakontë të nxehti ka përfshirë Evropën Perëndimore, duke sjellë temperatura rekord për muajin maj dhe alarm në disa prej vendeve më të mëdha të kontinentit.

 

Portugalia, Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar po përgatiten për ditë me temperatura që pritet të kalojnë 30 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone të Spanjës termometri mund të arrijë deri në 38°C.

 

Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat janë mbi 10 gradë më të larta se mesatarja sezonale, duke e kthyer fundin e majit në një periudhë me kushte tipike të korrikut dhe gushtit. Në Paris dhe Londër priten deri në 32°C, ndërsa jugperëndimi i Francës do të përballet me vapë deri në 35°C.

 

Shërbimi meteorologjik francez, Météo-France, paralajmëroi se shumë rajone mund të regjistrojnë temperaturat më të larta të shënuara ndonjëherë për muajin maj. 

 

Meteorologët e lidhin këtë fenomen me një “kupolë nxehtësie”, e krijuar nga masat e ajrit të nxehtë që vijnë nga Maroku dhe mbeten të bllokuara nga presioni i lartë atmosferik.

 

Autoritetet klimatike paralajmërojnë se ngjarje të tilla ekstreme po bëhen gjithnjë e më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa Evropa mbetet kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë.

 

Në Mbretërinë e Bashkuar janë lëshuar alarme për temperatura “të jashtëzakonshme”, ndërsa meteorologët nuk përjashtojnë mundësinë që të thyhet rekordi historik i majit, i vendosur që në vitin 1944.

 

Ndërkohë, në Spanjë, temperaturat ekstreme kanë sjellë edhe pasoja tragjike. Një vajzë dyvjeçare humbi jetën në rajonin e Galicisë pasi u la aksidentalisht për disa orë në makinën e babait të saj nën vapën përvëluese.

 

Meteorologët spanjollë paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, me temperatura që në disa zona do të mbeten 5 deri në 10 gradë mbi normalen sezonale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy