Australi, Meta heq llogaritë e përdoruesve nën 16 vjeç

Australi, Meta heq llogaritë e përdoruesve nën 16 vjeç

Meta ka filluar ttë paralajmërojë mijëra adoleshentë australianë: Llogaritë në Instagram, Facebook dhe Threads që u përkasin përdoruesve nën 16 vjeç do të hiqen në ditët në vijim, përpara ndalimit zyrtar që është planifikuar të hyjë në fuqi më 10 dhjetor.

 

Duke filluar nga 4 dhjetori, platforma do të fillojë mbylljen e profileve të të miturve nën 16 vjeç dhe bllokimin e regjistrimeve të reja, në një garë me kohën që përfshin të paktën 350.000 përdorues të Instagram dhe 150.000 përdorues të Facebook.

 

Paralajmërimet po mbërrijnë përmes email-it, SMS-ve dhe njoftimeve brenda aplikacionit, me një mesazh të qartë: “Në përputhje me rregulloret australiane, përdoruesit kanë dy javë kohë për të kopjuar ose fshirë të dhënat e tyre”.

 

Messenger mbetet i përjashtuar nga ndalimi për momentin. Meta po i inkurajon të miturit të ruajnë postimet dhe bisedat dhe të lënë një informacion kontakti për të riaktivizuar një llogari pasi të mbushin 16 vjeç. 

 

Për të kundërshtuar çaktivizimin, përdoruesit do të duhet t’i nënshtrohen një skanimi të fytyrës përmes një video selfie ose të paraqesin një kopje të skanuar të një dokumenti zyrtar. 

 

Verifikimi do të kryhet nga Yoti, një kompani e specializuar në vlerësimet e moshës bazuar në inteligjencën artificiale. Të dhënat, siguron kompania, nuk do të ruhen.

 

Drejtori ekzekutiv i Meta Australia, Will Easton, pranoi se ndalimi “paraqet sfida të vërteta”, por theksoi masat e sigurisë që platforma ka zbatuar tashmë. 

 

Meta, shtoi ai, do të vazhdojë të punojë me autoritetet për të balancuar mbrojtjen e fëmijëve, privatësinë dhe dobinë sociale të aplikacioneve të saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy