Diplomati Roland Bimo ndan mendimin se duke pasur këtë tension strategjik mes Izraelit dhe Iranit nuk mund të ketë paqe.
Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se Donald Trump ka interes për të dobësuar Izraelin.
Si zgjidhet tensioni strategjik? Duke reduktuar fuqinë e mullahëve dhe gardës revolucionare islamike dhe duke dobësuar Izraelin.
Interes për të dobësuar Izraelin ka Donald Trump dhe administrata amerikane, sepse platforma elektorale e Trump ishte të dobësojë lobin militar industrial. Izraeli e shtyn për të kundërtën.
Një mënyrë është duke pakësuar influencën e izraelit, me një ndryshim regjimi. Besohet fabula se kryeministri izraelit po të ikë nga pushteti shkon në burg.



