Lufta në Iran deri më tani në 25 miliardë dollarë.
Kështu tha drejtori financiar i Pentagonit, në një seanca dëgjimore në Kongres, së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth.
"Po shpenzojmë rreth 25 miliardë dollarë për Operacionin Epic Fury. Pjesën më të madhe të tyre për municione ", tha Jules Hurst.
Kur u pyet për shpenzimet e mundshme në të ardhmen në këtë konflikt, ministri u përgjigj: "Çfarë çmimi duhet të paguhet për t'u siguruar që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore?"
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një ofensivë të madhe kundër Teheranit më 28 shkurt. Një armëpushim - i zgjatur për një kohë të pacaktuar nga Donald Trump - ka qenë në fuqi prej tre javësh, por negociatat midis dy vendeve që synojnë një fund të përhershëm të luftës në Lindjen e Mesme aktualisht kanë ngecur.



