49 mijë migrantë hynë në Ceuta brenda 24 orëve, 18 humbën jetën gjatë tentativës për të kaluar kufirin

49 mijë migrantë hynë në Ceuta brenda 24 orëve, 18 humbën jetën gjatë tentativës për të kaluar kufirin

Rreth 49 mijë migrantë kanë hyrë në enklavën spanjolle të Ceutës gjatë 24 orëve të fundit, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Brendshme të Spanjës, të cituara nga Reuters. 

 

Ndërkohë, të paktën 18 migrantë kanë humbur jetën teksa përpiqeshin të arrinin në Ceuta nga Maroku, sipas një burimi policor.

 

 "Ka pasur një fluks të pandërprerë njerëzish gjatë gjithë natës. Edhe pse numri i mbërritjeve ishte më i ulët se gjatë ditës, migrantët vazhduan të mbërrinin gjatë natës dhe vijojnë të mbërrijnë edhe mëngjesin e së premtes", deklaroi burimi për AFP. 

 

Për shkak të situatës së krijuar, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, pritet të vizitojë këtë të premte enklavën e Ceutës. Ai do të zhvillojë takime me forcat e rendit në pikën kufitare dhe me drejtuesit rajonalë, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska. Vizita vjen pas rritjes së ndjeshme të fluksit të migrantëve drejt Ceutës dhe tragjedisë që ka shoqëruar përpjekjet për të kaluar kufirin nga Maroku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy