Kufizimet e Rusisë, Ursula von der Leyen: BE-ja mbështet fuqishëm Armeninë

Kufizimet e Rusisë, Ursula von der Leyen: BE-ja mbështet fuqishëm Armeninë

Bashkimi Evropian qëndron “vendosmërisht” në krah të Armenisë. 

 

Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një bisede me kryeministrin armen Nikol Pashinian, në një kohë kur Rusia ka vendosur kufizime ndaj disa importeve nga Armenia. 

 

Në një deklaratë zyrtare, von der Leyen akuzoi Moskën se po përdor marrëdhëniet ekonomike për të ushtruar presion politik. 

 

“Rusia po instrumentalizon marrëdhëniet ekonomike për të ushtruar presion politik. Ne e njohim shumë mirë këtë mënyrë veprimi”, tha ajo. 

 

Në fund të majit, Rusia njoftoi kufizime për disa produkte të importuara nga Armenia, vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 7 qershor në vendin e Kaukazit. 

 

Deklarata e BE-së shihet si një shenjë mbështetjeje për Armeninë në mes të tensioneve në rritje me Moskën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy