Vatikani merr masa ndaj “Shoqërisë së Shën Piut X”, shkishëron peshkopët dhe paralajmëron besimtarët

Vatikani merr masa ndaj “Shoqërisë së Shën Piut X”, shkishëron peshkopët dhe paralajmëron besimtarët

Vatikani ka ndërmarrë masa të ashpra ndaj Shoqërisë së Shën Piut X, e njohur me akronimin SSPX, një grup ultrakonservator katolik që kundërshton reformat moderne të Kishës Katolike, duke shkishëruar peshkopët dhe priftërinjtë e saj. 

 

Vendimi erdhi pasi SSPX shuguroi katër peshkopë të rinj në seminarin e saj në Econe të Zvicrës, pa miratimin e Papa Leo XIV dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me kërkesën e tij për të shtyrë ceremoninë në emër të unitetit të Kishës. 

 

Në një dekret zyrtar, Vatikani shkishëroi katër peshkopët e rinj, si dhe dy peshkopët që morën pjesë në ceremoni, duke e cilësuar shugurimin e tyre si një “akt skizmatik”. 

 

Gjithashtu, Selia e Shenjtë deklaroi se vetë Shoqëria e Shën Piut X ka krijuar një përçarje të qëllimshme me Kishën Katolike. 

 

Vatikani paralajmëroi edhe besimtarët që ndjekin meshat e kësaj shoqërie, duke theksuar se ata që i bashkohen zyrtarisht grupit konsiderohen gjithashtu skizmatikë dhe të shkishëruar. 

 

Po ashtu, Selia e Shenjtë deklaroi se priftërinjtë e Shoqërisë së Shën Piut X janë të shkishëruar dhe se sakramentet e rrëfimit dhe martesës që administrohen prej tyre nuk janë të vlefshme. Sanksionet e reja konsiderohen ndër më të ashprat e ndërmarra nga Vatikani ndaj këtij grupi dhe përmbysin disa nga lëshimet që Selia e Shenjtë i kishte bërë viteve të fundit, në përpjekje për ta rikthyer shoqërinë nën autoritetin e Romës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy