Bombardimet iraniane në Dubai/ Lamaj: Sistemi mbrojtës, ka interceptuar 94% të raketave (VIDEO)

Bombardimet iraniane në Dubai/ Lamaj: Sistemi mbrojtës, ka interceptuar 94% të raketave (VIDEO)

Sipërmarrësi Luka Lamaj nga Dubai, flet për MCN TV mbi situatën e sigurisë në vendin ku ndodhet pas sulmeve iraniane.

 

Ai rrëfeu se sistemi mbrojtës antiraketor, ka interceptuar 94% të raketave të nisura për në Dubai.

 

Lamaj tha se rrugët e Dubait duken bosh dhe se mungojnë turistët.

 

Situata në Dubai duket e qetë për momentin, pati disa probleme gjatë ditës së sotme, sidomos pranë aeroportit. Sistemi mbrojtës antiraketor, ka interceptuar 94% të raketave. Sot ka pasur katër të lënduar nga një sulm i dronëve Shahed pranë aeroportit, por pa humbje jete. Ka një lloj tensioni mes Emirateve dhe Iranit. 

 

Izraeli është një nga partnerët më të mirë të Emirateve dhe ata janë gjithmonë në kontakt për këtë situatë. Nuk mendoj se Izraeli do bëj hapa mbas. I vetmi që mund ta ndaloj këtë luftë është SHBA dhe Donald Trump. 

 

Dubai njihet si një qytet që ka shumë trafik, po tashmë nuk ka më trafik, nuk ka më njerëz në rrugë. Sot dukej pak më bosh Dubai. Shpresoj se do filloj dyndja me mbarimin e luftës, por tani për tani turistët nuk janë më këtu, do shkojnë në vendin e tyre. 

 

Nga ana tjetër Emiratet janë të përgatitur për sulmet kibernetike iraniane. Për shkak se këtu prodhohet naftë, ka një rritje të çmimit të naftës, për shkak të ndalimit të eksportit. 

 

Problematika kryesore është importi i ushqimeve, ky është shqetësimi kryesor i qytetarëve, se një nga shtetet që Emiratet bënin më shumë tregti ishte shteti i Iranit. Zyrtarët e lartë po gjejnë vende të tjera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy