Evropa drejt krizës së aviacionit? Mungesa e karburantit mund të sjellë anulime fluturimesh nga maji

Evropa drejt krizës së aviacionit? Mungesa e karburantit mund të sjellë anulime fluturimesh nga maji

Rreziku për ndërprerje të fluturimeve në Evropë po rritet, ndërsa industria e aviacionit përballet me mungesa të mundshme të karburantit për avionë. 

 

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) paralajmëron se, nëse furnizimet nuk rikthehen në nivelet para konfliktit me Iranin, linjat ajrore mund të detyrohen të anulojnë fluturime që nga fundi i muajit maj.

 

Drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Willie Walsh, theksoi se situata mbetet shqetësuese pavarësisht përpjekjeve për të siguruar burime alternative furnizimi. Ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit mes autoriteteve dhe industrisë për të përballuar një skenar të mundshëm racionimi të karburantit.

 

“Së bashku me përpjekjet për të garantuar linja alternative furnizimi, është thelbësore që autoritetet të kenë plane të qarta dhe të koordinuara mirë, në rast se racionimi bëhet i nevojshëm, përfshirë edhe lehtësimin e sloteve.

 

Lehtësimi i sloteve nënkupton që linjat ajrore nuk do të penalizohen me humbjen e të drejtave të uljes në aeroporte, nëse anulimet ndodhin për shkak të mungesës së karburantit.

 

Paralajmërimet vijnë pasi edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë sinjalizoi se rezervat e karburantit për avionë në Evropë mund të zgjasin vetëm edhe gjashtë javë përpara se të shfaqen mungesa të dukshme, duke shtuar presionin mbi sektorin e aviacionit në prag të sezonit veror.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy