Kanadaja ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë.
Vendimin e bëri me dije ministrja e Jashtme kanadeze Anita Anand në një konferencë për shtyp me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha në Kanada.
Ministrja tha se masat e reja të Kanadasë rrisin më tej kostot ekonomike për Rusinë për pushtimin e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës.
Sanksionet përfshijnë 13 individë dhe 11 subjekte.
"Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që veprimet e Rusisë të mos mbeten pa u ndëshkuar", theksoi Anand gjatë takimit ministror të G7-ës.



