Aksidentohet autobusi shkollor në Ugandë, të paktën 20 nxënës humbin jetën

Aksidentohet autobusi shkollor në Ugandë, të paktën 20 nxënës humbin jetën

Të paktën 20 nxënës dhe një i rritur humbën jetën pasi një autobus shkollor që transportonte fëmijë në një udhëtim studimor u aksidentua në lindje të Ugandës, raporton BBC.

 Ngjarja konsiderohet një nga aksidentet rrugore më të rënda që ka përfshirë fëmijë në vend gjatë viteve të fundit.

 

Dhjetëra persona të tjerë, përfshirë anëtarë të stafit të shkollës, mbetën të plagosur nga aksidenti, i cili ndodhi të enjten në mbrëmje në distriktin Kapchorwa.

 

Sipas hetimeve paraprake, autobusi pësoi një defekt mekanik përpara se shoferi të humbiste kontrollin në kodrën Chekwatit, një segment rrugor i njohur për aksidente të shumta.

"Shoferi humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga, u përplas me një shkëmb të madh në anë të saj dhe më pas u përmbys", njoftoi policia.

 

Autobusi transportonte nxënës të shkollës King David Junior School në Ndejje dhe u aksidentua rreth orës 20:00 me orën lokale (17:00 GMT), në fshatin Chekwatit, në zonën Kawowo.

 

Ministri i Pushtetit Lokal, Balaam Ateenyi Barugahara, konfirmoi se mes viktimave ishte edhe themeluesi dhe drejtori i shkollës, Tadeo Ssekade.

"Mjerisht, 20 fëmijë dhe një i rritur, i cili ishte themeluesi dhe drejtori i shkollës, z. Tadeo Ssekade, kanë ndërruar jetë", shkroi ai në platformën X nga vendi i ngjarjes.

 

Pamjet e publikuara nga dëshmitarët tregojnë autobusin të shkatërruar rëndë, ndërsa banorët e zonës nxituan të ndihmonin nxënësit e plagosur.

 

Sipas mediave lokale, fëmijët po ktheheshin nga një ekskursion studimor gjatë të cilit kishin vizituar ujëvarat Sipi, një prej destinacioneve turistike më të njohura në Ugandë.

 

Uganda regjistron çdo vit mijëra viktima nga aksidentet rrugore. 

Sipas autoriteteve, shpejtësia e lartë, automjetet e amortizuara dhe gjendja e dobët e infrastrukturës rrugore mbeten ndër shkaqet kryesore të këtyre tragjedive.

 

Aksidenti i fundit ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e transportit shkollor, pasi javët e fundit në vend janë raportuar disa aksidente të rënda me autobusë që transportonin nxënës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy