Trump prezanton avionin e ri presidencial të dhuruar nga Katari

Trump prezanton avionin e ri presidencial të dhuruar nga Katari

Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi të premten avionin e ri të përkohshëm Air Force One në Bazën e Përbashkët Andrews në Maryland. 

 

Avioni Boeing 747, i njohur si VC-25B, është dhuruar nga Katari dhe do të shërbejë si mjet presidencial deri në dorëzimin e dy avionëve të rinj zyrtarë, të planifikuar për vitet 2027 dhe 2028.

 

Avioni, me vlerë rreth 400 milionë dollarë, ka shkaktuar polemika në SHBA për shkak të vlerës së lartë të dhuratës dhe kostos së përshtatjes së tij për standardet presidenciale, e cila vlerësohet të arrijë deri në 1 miliard dollarë. 

 

Avioni VC-25B Bridge i Forcave Ajrore, i fotografuar në Bazën e Përbashkët Andrews, Maryland.

 

Megjithatë, Trump mbrojti marrëveshjen, duke e cilësuar si “budallallëk” refuzimin e ofertës. Gjatë ceremonisë së prezantimit, Trump falënderoi emirin e Katarit dhe e përshkroi avionin si “një nga më luksozët në botë”. 

 

Ai argumentoi se SHBA duhet të ketë një avion presidencial modern që të rivalizojë flotat e liderëve të tjerë botërorë.

 

Ndërkohë, Pentagoni deklaroi se pranimi i avionit është bërë në përputhje me rregullat federale. Avioni i ri do të fluturojë krahas njërit prej dy Air Force One ekzistues derisa të hyjnë në shërbim avionët presidencialë të gjeneratës së ardhshme.

 

Prezantohet gjithashtu në një moment simbolik, pak para festimeve të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, ku pritet të marrë pjesë në një fluturim ceremonial mbi Uashington.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy