Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të premten se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që operacioni i tyre në Iran të përfundojë brenda disa javësh, jo muajsh pasi u takua me ministrat e jashtëm të G7 në Francë.
Rubio tha gjithashtu se Irani mund të vendosë të krijojë një sistem takse për ngushticën e Hormuzit.
Rubio, tha se Irani nuk i ishte përgjigjur një plani për t’i dhënë fund luftës, por kishte dërguar mesazhe që tregonin interes për diplomacinë.
Kemi pasur një shkëmbim mesazhesh dhe indikacionesh nga sistemi iranian, çfarëdo që ka mbetur prej tij, në lidhje me gatishmërinë për të folur për gjëra të caktuara.
Rubio tha gjithashtu se kishte fituar mbështetjen e kolegëve të tij të G7 për të kundërshtuar përpjekjet e Iranit për të vendosur një taksë për anijet që kalojnë ngushticën e Hormuzit.
Kjo jo vetëm që është e paligjshme, por është e papranueshme, është e rrezikshme për botën dhe është e rëndësishme që bota të ketë një plan për t’u përballur me të.



