Greva paralizon Belgjikën, anulohen mbi 400 fluturime dhe ndalet metroja në Bruksel

Greva paralizon Belgjikën, anulohen mbi 400 fluturime dhe ndalet metroja në Bruksel

Një grevë kombëtare kundër masave të planifikuara të kursimit ka paralizuar Belgjikën, duke ndalur plotësisht trafikun ajror në aeroportet e Zaventem dhe Charleroi dhe duke bllokuar shërbimet e metrosë në Bruksel.

 

Vetëm në Aeroportin e Brukselit janë anuluar 404 fluturime, duke prekur mbi 50,000 pasagjerë, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë dhe sindikalistë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit për të protestuar kundër shkurtimeve në arsim, pensione dhe shëndetësi.

 

Protestat shpërthyen në mes të një krize politike, teksa kryeministri Bart De Wever po përpiqet të arrijë një marrëveshje buxhetore me koalicionin e tij pesëpartiak. 

 

Partia socialiste Vooruit ka refuzuar planet e kursimit, duke kërkuar taksa më të larta për të pasurit. Ndërkohë, Mbreti Philippe i ka bërë thirrje kryeministrit të gjejë një zgjidhje sa më shpejt për të zhbllokuar situatën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy