Gazetari shqiptar në Rusi, Misha Puma për bisedimet për paqen pasi Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet sot në Moskë me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Presidentit Donald Trump, Jard Kushner, tha se Rusia nuk pret shumë nga ky takim.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se lëshimi i tokave nga ana e Ukrainës do të ishte i vështirë.
Putin është hera e gjashtë që do takohet me Witkof, emisarin e Trump. Besohet se është ndër paqedashësit në administratën e Presidentit Trump, ku ka si njerëz pro paqes dhe të tjerë që janë pro vazhdimit të luftës.
Prandaj Putini me kënaqësi do i zhvillojë këto bisedime me Witkof dhe Kushner. Të gjithë mediat në Rusi e cilësojnë që është pozitiv takimi i tyre në Moskë.
Por prania e Kushner lë të kuptohet që bisedimet do të jenë përtej Ukrainës, por mund të flitet për marrëveshje ekonomike. Sa i takon marrëveshjes së paqes, Rusia nuk pret shumë nga ky takim. Lëshimi i tokave nga ana e Ukrainës do të ishte i vështirë.



