Francë/ 68 mijë familje pa energji, vala ekstreme e të nxehtit shkakton defekt në rrjet

Francë/ 68 mijë familje pa energji, vala ekstreme e të nxehtit shkakton defekt në rrjet

Rreth 68 mijë familje në rajonin e Bretanjës, në Francën perëndimore, kanë mbetur pa energji elektrike pas një defekti në një transformator të shkaktuar nga temperaturat ekstreme. 

 

Autoritetet lokale konfirmuan se incidenti ishte aksidental dhe lidhet me valën e fortë të të nxehtit që ka përfshirë vendin.

 

Finistère, një nga 58 rajonet franceze në alarm të kuq, po përballet me një nga ndërprerjet më të mëdha të energjisë që nga fillimi i valës së të nxehtit. 

 

Ekipet e operatorëve të rrjetit po punojnë për rikthimin gradual të furnizimit, ndërsa është ngritur një njësi krizash për menaxhimin e situatës.

 

Vala e të nxehtit po shkakton probleme në mbarë Francën, ku janë raportuar të paktën 40 viktima nga mbytjet gjatë ditëve të fundit. Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat rekord do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy