Izraeli rihapi këtë të diel pikën kufitare Rafah nga Gaza në Egjipt me kapacitet të kufizuar pas dy vitesh, duke lejuar vetëm lëvizjet e këmbësorëve.
“Kalimi kufitar në Rafah është rihapur vetëm për lëvizjen e njerëzve”, tha të dielën në një deklaratë në X, koordinatori i Izraelit për Aktivitetet Qeveritare në Territore.
“Sot, një projekt pilot është duke u zhvilluar për të testuar dhe vlerësuar funksionimin e kalimit.
Lëvizja e banorëve në të dy drejtimet, hyrje dhe dalje për në Gaza, pritet të fillojë nesër”, tha ai.
Rreth 80,000 palestinezë që u larguan nga Gaza gjatë luftës së Izraelit në enklavë po kërkojnë të kthehen përmes kalimit nga Egjipti, tha një zyrtar palestinez për Al Jazeera.



