Një hetim i nisur në Australi ka zbuluar se disa nga kremrat e diellit më të njohur dhe më të shtrenjtë në treg nuk ofrojnë mbrojtjen nga rrezet e diellit që pretendojnë.
Analiza e realizuar nga një grup për mbrojtjen e konsumatorëve tregoi se disa produkte, ndonëse të reklamuar si mbrojtës të fuqishëm, në realitet ofronin shumë pak ose aspak mbrojtje.
Ky zbulim ka shkaktuar një reagim të fortë publik, duke detyruar tërheqjen e disa produkteve nga tregu, nisjen e një hetimi nga autoritetet shëndetësore dhe ngritjen e pikëpyetjeve mbi rregullimin e kwtij tregu në mbarë botën.
Rasti mori vëmendje të madhe pas historisë së një gruaje 34-vjeçare, e cila, pavarësisht se përdorte rregullisht krem mbrojtës dhe shmangte ekspozimin në diell, u diagnostikua me kancer të lëkurës në fytyrë.



