Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje në ajër midis dy helikopterëve, një Robinson R22 dhe një Airbus pranë Aeroportit Bashkiak McMinnville në Oregon.
Viktimat janë identifikuar si instruktorja e fluturimit Maddie Aasbo 22 vjeç nga Teksasi dhe një student pilot nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët ndodheshin në helikopterin e shkollës së fluturimit Jerry Trimble Helicopters, si dhe Tyler Delane Sturdevant 38 vjeç nga Oregon, i cili po udhëtonte i vetëm në helikopterin tjetër.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa Administrata Federale e Aviacionit (FAA) dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) kanë nisur një hetim të plotë zyrtar.



