Një koalicion demokracish të pavarura për t’iu kundërvënë hegjemonisë së Kinës dhe paparashikueshmërisë së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ky është mesazhi i dhënë nga Presidenti Francez Emmanuel Macron në Seul, Kore e Jugut.
Një iniciativë që, sipas Macron, duhet të bashkojë vendet evropiane, Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe disa vende të mëdha në zhvillim si India dhe Brazili.
Qëllimi ynë, nuk është të jemi vasalë të dy fuqive hegjemonike. Ne nuk duam të varemi nga dominimi i Kinës, as të jemi shumë të ekspozuar ndaj paparashikueshmërisë së Shteteve të Bashkuara.



