
Papa Leoni XIV është pritur me ceremoni shtetërore në Ankara, ku i kërkoi Presidentit Recep Tayyip Erdogan të veprojë si burim stabiliteti dhe nxitës i dialogut. Ditën e premte, Ati i Shenjtë do të ndalet në qytetin turk të Iznikut, vendi ku ndodhet qyteti i lashtë i Nikesë, për të kujtuar 1700-vjetorin e Koncilit të famshëm që përcaktoi parimet e besimit të krishterë. Në vitin 325 pas Krishtit, ndër vendime të tjera kyçe, më shumë se 200 peshkopë në këshill pohuan besimin se Jezusi ishte biri i Perëndisë, duke çuar përfundimisht në atë që njihet si Kredoja e Nikesë.
Në studion e MCN përmes një lidhjeje nga Turqia, dy gazetarët, Nada Dosti dhe Sokol Brahaj, komentuan vizitën e Papës dhe pasqyrimin e saj në mediat vendase.
Nada Dosti
Është nder dhe krenari për të krishterët vendas. Vizita do të përmirësojë marrëdhëniet të krishterë-myslimanë dhe do të nxisë turizmin e zonës.
Erdogan thotë zgjidhja e vetme për Gazën është zgjidhja me dy shtete. Ai tha se Izraeli po godet qendrat religjioze atje.
Vizita në monumentin e Ataturkut ishte strategjike. Në librin e përshtypjeve, Papa iu referua Turqisë si Turkiye dhe jo siç njihet ndërkombëtarisht, Turkey.
Sokol Brahaj
Ishte pritja më spektakolare që i është bërë dikujt. Siç dihet vendet fqinje janë në luftë. Ardhja e papës amerikan, është shumë domethënëse. Ngaqë koncili i parë është mbajtur në Nikea, kjo vizitë shihet si shumë e rëndësishme.
Këtë vizitë duhet ta shohim edhe nga forca e Akarasë por edhe e Erdoganit. Papa para se të vinte në Turqi ka dhënë mesazhe pozitive për të ndalur krimet kundër njerëzimit në Gaza. Mesazhet janë domethënëse por a do të ketë ndikim kjo vizitë mbetet për t’u parë.
Shën Sofia apo edhe vetë objektet e kultit të çdo feje kanë një prapavijë politike. Pra përdoren nga politikëbërësit. I vetmi argument që përdoret është feja. Kur është hapur Shën Sofia, ishte pandemia dhe ishte simbolike dhe atëherë iu desh Erdoganit për të kontrolluar pëlqyeshmërinë e tij që ishte në rënie. Shumë afër Shën Sofisë është Xhamia Blu. Shën Sofia i duhej Erdoganit si simbol. Është simbol politik dhe jo shpirtëror. Ajo ka qenë xhami e kthyer në muze. Për shkak të arkitekturës së vjetër të saj është kthyer në xhami kulturore.



