Sindikatat njoftojnë protesta në Francë/ Qytetarët kundër shkurtimeve në buxhet

Sindikatat njoftojnë protesta në Francë/ Qytetarët kundër shkurtimeve në buxhet

Demonstrata masive janë njoftuar nga sindikatat franceze, të cilat janë kundër buxhetit të propozuar nga kryeministri, moshën e daljes në pension apo edhe për shërbimet publike. 

Të paktën 300,000 demonstrues pritet të mblidhen në të gjithë Francën, në protestën e njoftuar për orën 14.00. 

Sipas organizatorëve, protesta antiqeveritare vjen si përgjigje ndaj masave të kursimit dhe uljes së shpenzimeve.

Për grevën e sotme janë angazhuar rreth 76,000 policë dhe xhandarë në të gjithë Francën, mes të cilëve vetëm në Paris do të jenë rreth 5,000 oficerë policie. 

Për shkak të protestës pritet që të ketë vonesa edhe në transportin publik dhe atë ajror, ose ndërprerje me afate të shkurtra.

Demonstratat synojnë gjithashtu të nxjerrin në pah nevojën për drejtësi fiskale dhe financim të duhur për shërbimet publike dhe mendohet se do të ndikojnë sektorë të ndryshëm publikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy